Në Maqedoninë e Veriut edhe sektori i hotelerisë shënoi rritje të çmimeve


Rritje të çmimeve në muajt e fundit ka shënuar edhe sektori i hotelerisë në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit tetor të vitit 2021, krahasuar me muajin shtator të vitit 2021, është rritur për 0.4%. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin Ushqime për 0.5%, Pije Alkoolike për 0.3%, Pije Joalkoolike për 0.6% dhe Net të kaluara për 0.1%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në shtatorin e këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, rritja është regjistruar për 0.8 përqind; ndërsa çmimet e shërbimeve hotelierike për periudhën janar – tetor, krahasuar me atë të vitit të kaluar, është rritur për 0.4%.

Baby Boo