Në Maqedoninë e Veriut bie numri i nxënësve, por rritet ai i mësimdhënësve


Numri nxënësve në shkollat fillore dhe ato të mesme, por edhe numri i studentëve në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rënie drastike gjatë dekadës së fundit. Kështu thuhet në të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku theksohet se përkundër rënies së numrit të nxënësve është rritur numri i punonjësve në sistemin e arsimit. Në publikimin e titulluar “Maqedonia në numra”, thuhet se gjatë dhjetë vjetëve të fundit, numri i nxënësve në shkollat fillore ka pësuar ulje prej 30 mijë nxënës, ndërkaq Maqedonia e Veriut ka edhe 22 mijë nxënës më pak që shkollat e mesme. Edhe numri i studentëve gjatë dekadës së fundit është ulur për dhjetë mijë.

Por, në shkollat fillore, tani ka 2.331 mësues më shumë si dhe 877 profesorë më shumë shkollat e mesme. Ndërkaq, 919profesorë janë të angazhuar në fakultete. Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Donco Gerasimovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se në zvogëlimin e numrit të nxënësve kanë ndikuar dy faktorë: migrimi dhe ulja e natalitetit.

Baby Boo