NË MAQEDONI VITIN E KALUAR NGA DHUNA KANË VDEKUR 421 PERSONA


Në Maqedoni vitin e kaluar nga dhuna kanë vdekur 421 persona, që është ulje për 15.3 për qind në raport me vitin 2016, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.
Personat që kanë nderuar jetë nga dhuna, në mortalitetin e përgjithshëm bëjnë pjesë me 2.1 për qind. Në strukturën e të vdekurve prej dhunës sipas gjinisë dhe në vitin 2017 si edhe në vitet paraprake numri më i madh janë meshkuj edhe atë 75.1 për qind.

Rastet e vdekjes së dhunshme, kanë ndodhur gjatë “fatkeqësive” me 66.0%, më pas “Vetëvrasjet” me 26.4% dhe “Vrasjet” me 7.6%.

Në kategorinë “Fatkeqësi”, në rend të parë janë personat e vdekur prej “Shkaqeve të tjera të jashtme për lëndim rastësor”, me pjesëmarrje prej 26.1%.

Në kategorinë “Vetëvrasje”, rastet tek të cilat vdekja ka ndodhur për shkak të “Varjes, ngulfatjes dhe asfiksisë” kanë pjesëmarrje më të madhe me 15.7%.

Në kategorinë “Vrasje”, nga ana tjetër, arsye dominuese për vdekjen është “Tentimi për shkaktimin e lëndimit trupor me gjuajtje prej një arme zjarri tjetër dhe të pashënuar” me pjesëmarrje prej 2.4% në raport me numrin e përgjithshëm të rasteve prej vdekjes së dhunshme.

Baby Boo