Në Maqedoni vitin e kaluar janë lindur 2.634 foshnja nga nëna jashtëmartesore


Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2017 janë lindur gjithsej 21.946 fëmijë, nga të cilët 21.754 të gjallë dhe 192 lindje me foshnja të vdekura. Numri i fëmijëve të gjallë të lindur në vitin 2017 në krahasim me vitin paraprak 2016 është ulur për 5.4 për qind, njofton Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Portalb.mk.

Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur të gjallë, 51.3 për qind janë djem, ndërsa 48.7 femra.

Numri më i madh i lindjeve (1.953) janë regjistruar në muajin korrik.

Sipas moshës së nënës, pjesëmarrja më e madhe, gjegjësisht 34.7 për qind janë nëna të moshës prej 25 deri 29 vjeçe. Mosha mesatare e nënës sipas numrit të përgjithshëm të lindjeve është 28.9 vjet.

Në vitin 2017 janë regjistruar 20 fëmijë nga nëna të moshës nën 15-vjeçare.

Numri i fëmijëve të lindur nga nënat jashtëmartesore është 2.534.

Baby Boo