Në Maqedoni u krijua edhe një parti e re shqiptare


Përmes një njoftimi për media sot para opinionit publik është prezantuar një parti e re politike në vend e quajtur “Lëvizja për shtet dhe Drejtësi” (LSHD).

Kryesia e LSHD-ës ka bërë të ditur se janë bërë edhe  përgatitjet e fundit për promovimin publik te subjektit, ndërkohë pritet caktimi i datës dhe vendit të promovimit nga ana e “Këshillit të Pleqve” që është i përbërë nga anëtarë brenda dhe jashtë shtetit, si organ më i lartë partiak që qëndron mbi kryesinë e subjektit dhe vetë kryetarin e sajë.

Nga kjo lëvizje bëjnë të ditur se selia e kësaj partie do të jetë në Tetovë dhe me të do të drejtojë Adnan Abdullahu-Voka nga Tetova.

Baby Boo