Në Maqedoni punojnë rreth 200 kompani me kapital gjerman


Relacioni ekonomik-tregtar në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë është shikuar në mes ministres pa resor për investime të huaj, Zorica Apostoloska dhe ambasadorit gjerman Thomas Gerberich, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga zyra e ministreshës deklarojnë se në takim është folur edhe plr mundësitë për përmisimin e më tejshëm dhe rritjen e shfrytëzimit e potencialit për investimë në Maqedoni nga ana e kompanive gjermabe.

Së bashku u konstatua se deri më tani në bashkëpunimin ekonomik në mes dy shteteve është në nivel të lartë, përveç bashkëpunimit në tregti u bisedua se në fakt në Maqedoni punojnë rreth 200 firma me kapital gjerman, në të cilat janë të punësuar mbi 20 mijë njerëz. Gjermania dhe Maqedonia në vitin 2017 kanë realizuar shkëmbim tregtarë mbi 3.5 miliardë euro. /Telegrafi

Baby Boo