Në Maqedoni hapet edhe një parti e re, ja kush është kryetar


Në Maqedoni nga sot është shtuar edhe një parti tjetër politike, ndërsa do të quhet Lëvizja për Demokraci, të Drejta dhe Liri.

Në Kuvendin e parë në Manastir, si kryetar i kësaj partie është zgjedhur aktivisti Edin Jakupoviq.
Siç njoftojnë nga kjo parti, anëtarësia kryesisht është e përbërë nga persona që nuk janë aktivizuar më parë në politikë, ndërsa do të angazhohen për vlerësim të principeve demokratike.

“Zhvillim dhe prosperitet i Republikës së Maqedonisë së Veriut sovrane, anëtarësim në BE, ndërtimin e një shoqërie qytetare, demokratike, pluraliste, ku do të respektohen të drejtat e njeriut dhe do të mbizotërojë drejtësia dhe shteti i drejtë, respektimi i kulturës dhe specifikimet e qytetarëve, të drejtat e tyre të barabarta, respektimin e lirive fetare dhe të drejtën për përzgjedhje të lirë të besimit fetar, barazi mes gjinive dhe bashkësive, mbrojtje të të drejtave të mediave janë disa nga përcaktimet e programit të partisë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes për Demokraci, të drejta dhe Liri.

Baby Boo