Në Lombardi 5 herë më shumë viktima nga koronavirusi se në Luftën e Dytë Botërore


Pavarësisht tendencës pozitive të kurbës, në Itali numri i viktimave mbetet i lartë, ndërsa vendi është i dyti në listën me më shumë humbje jete nga koronavirusi në botë.

Lombardia është edhe rajoni më i goditur që ka shënuar numrin më të lartë të viktimave, numër që kalon 5 herë më shumë atë të viktimave të shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore.

“Midis 11 qershorit 1940 dhe 1 majit 1945 në Milano 2.000 civilë vdiqën në bombat e Luftës së Dytë Botërore, në 5 vjet; në dy muaj në Lombardi 11 855 persona vdiqën nga koronavirusi, 5 herë më shumë.

Një referencë e bujshme numerike. Përveç solidaritetit që i detyrohemi Lombardisë dhe ndërgjegjësimin për seriozitetin e urgjencës në ato vende, duhet të dimë gjithashtu se po përjetojmë një tragjedi të madhe, ende nuk e kemi mposhtur atë”, thotë komisioneri i urgjencës në Itali, Domenico Arcuri.

Baby Boo