Në Llabunishtë arsimtarët punojnë me vite, por nuk marrin paga


Ministria e Arsimit hesht lidhur me faktin se përse edhe më tej nuk ka zgjidhje të problemit me arsimtarët shqiptarë në shkollën fillore “Murat Llabunishti” në fshatin Llabunishtë të Strugës. Arsimtarët tashmë një kohë të gjatë shkojnë në punë ndërsa për këtë nuk marrin paga. Nga Ministria në pyetjen e televizionit Alsat nëse dhe kur do të zgjidhet kjo situatë, nuk përgjigjën tashmë tre javë. Ndërkohë, autoritetet lokale premtojnë se problemi do të tejkalohet.

Ka arsimtarë të tillë të cilët pa pagë punojnë dy vite të plota, me shpresë se statusi i tyre do të zgjidhet. Para një viti më saktë në dhjetor të vitit të kaluar nga Ministria e Arsimit konfirmuan se në rastin e Llabunishtit nëse komuna i ka punësuar arsimtarët pa lejen e pushtetit qendror, atëherë ajo duhet t’i marrë përsipër si barrë të tyre financiare. – u shpreh Valon Mamudi- drejtor i shkollës “Murat Llabunishti”

Baby Boo