Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot fillon fushata për referendumin e 30 shtatorit


Sot zyrtarisht fillon fushata për referendumin e 30 shtatorit ku qytetarët duhet të shprehen se a janë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian (BE) me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Bartës i fushatës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të premten njoftoi se do të zhvillojnë fushatë transparente, të paanshme dhe të drejtpërdrejtë, pa diskriminim, paragjykim dhe me respektim të vullnetit të qytetarëve. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së e cila e ka njoftuar Xhafein se nuk do të merr pjesë në fushatë dhe ka kërkuar që mjetet të harxhohen për qëllime tjera

Kuvendi do të blejë hapësirë në disa nga 65 mediat të cilat me 10 gusht dorëzuan çmim te Komisioni Shtetëror Zgjedhor për referendumin. Plani medial do të publikohet në ueb-faqen e Kuvendit dhe deputetët do ta realizojnë fushatën në televizione dhe radio dhe në paraqitjen e qëndrimeve të tyre do të kenë nëntë minuta në një orë.