“Në Kumanovë janë varrezat e dëshmorëve”, gazetari Blerim Hyseni reagon pas vizitës së Vjosa Osmanit në Tetovë


Gazetari i njohur Blerim Hyseni, ka reaguar përmes një statusi në Facebook për anashkalimin e Kumanovës nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut. Zonja Osmani, përveç Shkupit, dje ka vizituar edhe Tetovën, ndërsa gazetari Hyseni, i ka kujtuar asaj se nuk duhet anashkaluar qytetet si Kumanova, ku shqiptarët nuk janë shumicë ndërsa kanë dhënë kontributin më të madh për çështjen kombëtare, sidomos në luftërat e UÇK-së, në Kosovë dhe Maqedoni.

“Sikur me i pas tregu dikush Vjosës se shqiptar është lehtë të jesh në Tetovë e pak më rënd në Kumanovë, ku përveç shkollave e fakultet, kemi edhe varreza të dëshmorëve! Ne nuk do të prisnim sikur nje kohë Titon, por me bukë e krip e zemër! Ndoshta e ka lënë për mandatin tjetër!”, ka shkruar Hyseni.

Baby Boo