Në Kumanovë 12 të infektuar të ri me Kovid-19


Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar 12 të infektuar të ri me Kovid-19 kumtuan sot kompetentët e institucionit të shëndetit publik.

Prej tyre shtatë janë nga Kumanova, pesë nga komuna e Likovës dhe sipas kompetentëve, të gjithë të infektuarit e ri kanë pasur kontakt me raste tashmë të konfirmuara.

Nga fillimi i epidemisë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e Qendrës së Shëndetit Publike me Kovid janë diagnostikuar 880 persona prej të cilëve aktualisht aktiv janë 212 raste.

Baby Boo