Në kulmin e koronavirusit/ Merr fund epidemia e ebolës


Ndërkohë që e gjithë bota është përfshirë nga ethet e koronavirusit, duket se një tjetër epidemi ka mbyllur kapitullin e saj. Pacienti i fundit i sëmurë me ebola, në kongo, ka dalë nga spitali më 3 mars, por organizata botërore e shëndetësisë, nuk e ka vulosur ende fundin e saj.

Nuk duhet të ulim vigjilencën për ebolën në republikën e kongos dhe kemi nevojë për 20 milionë dollarë të tjerë – thotë OBSH. Edhe pse nuk ka më raste pozitive, shtojnë drejtuesit, nuk mund të thuhet se sëmundja është mundur përfundimisht.

OBSH rekomandon pritjen edhe të dy periudhave të plota të inkubacionit, ose 42 ditë pasi personi i fundit të rezultojë negativ për të dytën herë, para se të shpallë fundin e epidemisë. Nëse gjithcka shkon mirë, fundi zyrtar do të deklarohet më 12 prill. Vala e fundit e ebolës, e dhjeta në
kongo që nga 1976, ka shkaktuar më shumë se 2200 viktima.

Është vala e dytë më e rëndë në histori pas asaj që ka prekur afrikën perëndimore nga 2013 në 2016 dhe që shkaktoi 11 mijë të vdekur në guine, liberi e sierra leone.

Reduktimi i viktimave, i dedikohet vaksinave; 320 mijë persona janë vaksinuar në kongo. Epidemia u deklarua zyrtarisht në gusht 2018. U shpall më pas në korrik 2019 emergjenca ndërkombëtare kur ajo kërcënoi edhe vendet fqinje si uganda dhe ruanda.

Baby Boo