Në kujtim të 90 viktimave të atentatit terrorist në teatrin e Parisit. Vidhet murali i Banksy

epa06841325 A recent artwork believed to be attributed to Banksy is of a woman veiled in mourning next to the Bataclan concert venue in Paris, France, 26 June 2018. Several artworks attributed to the anonymous British street artist appeared in the French capital. EPA/JULIEN DE ROSA

Në kujtim të 90 viktimave të atentatit terrorist në teatrin e Parisit në nëntor të 2015, një mural ku shfaqej një grua në zi, që i atribuohej Banksy dhe që ishte vendosur në një portë të Bataklan, mësohet se është vjedhur.

Njoftimi është bërë me dije në Twitter, nga teatri.

Murali u shfaq në qershorin e kaluar mbi një derë të teatrit. Hajdutët-sipas policisë të cituar nga mediat ndërkombëtare-e kanë vjedhur të premten natën, duke hequr plotësisht portën.

Në Twitterin e tij Bataklan ka folur me ‘indinjatë të madhe’, për vjedhjen e një vepre që ‘i përkiste të gjithëve, banorëve lokal, parisienëve, por edhe qytetarëve të botës’.

Teatri më pas ka komentuar me një tweet ‘që vetë ekzistenca e artit urban është për ti dhënë jetë një vepre arti pikërisht në një ambient të veçantë dhe ne jemi të bindur që ajo vepër ka kuptim vetëm ne këtë vend të rëndësishëm. Kjo është arsyeja përse ne e kemi lënë aty, të lirë, në rrugë, për t’u parë nga të gjithë’.

Baby Boo