Në Kosovë hapet Java e Krenarisë


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Java e Krenarisë, është mundësi për të vlerësuar dhe për të çmuar diversitetin në shoqëri.
“Dashuria është dashuri, dhe këtë gjë nuk do të duhej ta mohonte, ta kundërshtonte, apo ta sfidonte askush. Dashuria është e pastër dhe nuk bëhet në baza selektive, prandaj si të tillë duhet ta respektojmë pa asnjë kusht”, ka thënë Osmani.

Java e Krenarisë në Kosovë, ka nisur të hënën, më 28 qershor, nën organizimin e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me disa organizata të shoqërisë civile, dhe në këtë periudhë, përmes marsheve dhe paradave, mbështetet komuniteti homose*ksual, le*sbike, bisek*sual dhe transsek*sual (LGBTI).
Motoja e këtij viti është “Bashkë dhe Krenarë”.

Sipas Osmanit, shoqëria e Kosovës ka shënuar përparim në këtë drejtim, ndonëse ka ende punë përpara.
“Të përqafosh diversitetin në një shoqëri, duhet të konsiderohet përfundimisht si vlerë e shtuar, sepse kjo gjë sjell edhe diversitet në të menduar, dhe si u tillë kontribuon në gjetje të kreativitetit, mendimit kritik, por edhe në krijimin e një shoqërie më të drejtë, e të barabartë”, ka deklaruar Osmani.

Baby Boo