Në Klinikën e Urologjisë hiqet guri më i madh nga fshikëza e urinës në 20 vitet e fundit


Një pacienti të moshuar në Maqedoni i është hequr një gur nga fshikëza e urinës me madhësi prej 8 centimetra . Bëhet fjalë për gurin më të madh që është nxjerrë në Maqedoni në 20 vitet e fundit.

Dr.Azim Musa nga Klinika Universitare e Urologjisë “Nënë Tereza” ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video dhe foto të procedurës kirurgjikale të heqjes së gurit, i cili i ngjan një veze të madhe.

E kemi hequr gurin nga fshikëza urinare, rreth 8 cm. Ky është më i madhi në 20 vitet e fundit”- shkruan doktori sipër postimit në Facebook.Pa Censurë

Baby Boo