Në këtë qytet të Zvicrës, familjet me 2 fëmijë nuk paguajnë fare taksa


Gazeta në gjuhën frënge “Le Matin Dimanche” e Zvicrës perëndimore duke cituar një vlerësim të të dhënave nga administrata federale raporton se Zug-u është qyteti me shkallën më të ulët të taksave në Zvicër. Kjo vlen si për taksat komunale ashtu dhe për ato kantonale dhe federale.

Një çift i martuar i shtresë së mesme pa fëmijë me të ardhura prej 125.000 frangash në këtë qytet paguan vetëm 5451 franga në vit për taksat. Në Gjenevë për të njëjtin destinim kjo familje do të paguante tri herë më shumë ndërsa në Neuchâtel madje katër herë më shumë.

Qyteti Zug në Zvicrën qendrore është gjithashtu i volitshëm për të jetuar, sa u përket tatimeve edhe për familjet me dy fëmijë të cilat kanë të ardhura modeste totale prej 60.000 frangash. Familjet e tilla në Zug nuk paguajnë asnjë taksë ndërsa në Biel (Kantoni i Bernës) për shembull ata duhet të japin 1562 franga për autoritetet tatimore.

Baby Boo