Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan


Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjecar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar Erilnd Liçenji 30 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dërguar urdherin mbi ekzekutimin e vendimit penal Nr.22/6 dt.12.01.2016 të Gjykatës së shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale, “Prodhim e shitje e narkotikeve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu po për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr.120 dt.12.02.2014 të Gjykates së Shkallës Parë Durrës, e cila e ka dënuar me 1(një)vit burgim për veprat penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 290/3 e 273 të Kodit Penal.

Ky shtetas i’u dorzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Baby Boo