Në Kërçovë është regjistruar edhe një person me Kovid-19


Pasi para pesë ditësh në Kërçovë u regjistruan tre persona me Kovid-19 për një ditë, sot është regjistruar edhe një person i infektuar me këtë virus.

“Bëhet fjalë për një 46 vjeçar nga klaster i njohur. Me rëndësi është që personi është i izoluar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, informojnë nga Shtabi komunal i krizës në Kërçovë.

Në Kërçovë për momentin janë evidentuar nëntë persona të infektuar me koronavirus, ku tre persona janë shëruar që do të thotë se për momentin ka gjashtë raste aktive.

Baby Boo