Në Kërçovë 28 persona në vetizolim, situata e qëndrueshme

Gjatë natës së kaluar, gjatë zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga virusi Kovid-19, në Kërçovë nuk është regjistruar asnjë shkelje e orës policore.

Baby Boo

Në të njëjtën periudhë nuk janë evidentuar vjedhje, aksidente trafiku dhe nuk është regjistruar prishje e rendit publik dhe qetësisë, informojnë nga SPB Ohër.

Nga SPB Ohër theksojnë se momentalisht në komunën e Kërçovës në vetizolim janë 28 persona dhe tek të gjithë natën e kaluar janë kryer kontrolle.

Nëpunësit policor gjatë natës kanë kryer kontrolle në 77 objekte hotelierike.