Në Gjykatën Penale do të kërkohet përgjegjësi për vdekjen e Tamarës nga Velesi

Në Gjykatën Penale sot në bankën e të akuzuarve duhet të ulen 12 persona, në lidhje me vdekjen e Tamara Dimovskas nga Velesi, e cila në vitin 2015 ndërroi jetë duke pritur për operacion jashtë vendit.

Me aktakuzën për “punë të papërgjegjshme në detyrën zyrtare” Prokuroria Themelore ka ngritur padi penale kundër ish-drejtoreshës së Klinikës për Fëmijë, Aspazija Sofijanova, si anëtare e Komisionit të shkallës së dytë dhe ish-drejtorëve të Fondit për sigurim shëndetësor Maja Parnarxhieva-Zmejkova dhe Xhemali Mehazi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Baby Boo

Padi penale janë ngritur edhe ndaj Komisioni mjekësor të shkallës së dytë gjegjësisht, Vlladimir Popovski, Aleksandar Çaparoski, Liljana Tozija, Natalija Dollnenec-Baneva, Nikolla Gramatikovski, Aleksandar Stojanoviq, Shaban Memeti, Riste Simeonov dhe Slena Trpkovska.

Seanca e fundit u anulua për shkak të mungesës së disa prej të akuzuarve.