Në gjashtë qytete të vendit nuk ka më raste aktive të Kovid-19


Ministria e Shëndetësisë sipas raportit të fundit mbrëmë të Institutit për Shëndet Publik ka informuar se në gjashtë qytete të vendit në Dibër, Radovish, Gjevgjeli, Strumicë, Probishtip dhe Demir Hisar nuk ka më raste aktive të koronavirusit.

“Nga fillimi i epidemisë në Dibër ishin regjistruar 51 raste, deri tani katër persona vdiqën, ndërsa 47 u shëruan. Në Radovish dhe Gjevgjeli ishin regjistruar nga katër raste, në Strumicë dy, në Probishtip dy, ndërsa në Demir Hisar një rast pozitiv i koronavirusit.

Në këto qytete nuk janë regjistruar raste të vdekjes të Kovid-19, ndërsa të gjitha rastet e evidentuara pozitive të koronavirusit janë shëruar, cituan nga Ministria e Shëndetësisë.

Baby Boo