Në Gazi Babë arrestohen dy persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike!


Sektori për punë të brendshme në Shkup, deri te Prokuroria themelore publike ka ngritur padi kundër 27 vjeçarit me iniciale R.D. nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “prodhim dhe shitje ilegale të drogës”. Aksioni është kryer më 16 prill. Pas urdhrit të lëshuar nga gjykata, policët kanë bastisur shtëpinë e R.D. në rrugën “Sava Mihajllov në Çento (Hasanbeg), ku ka qenë edhe vëllau i tij me iniciale B.D. (30). Gjatë bastisjes është gjetur një thes, një paketim najloni, një shiringë dhe një vagë, të cilat janë dorëzuar për
ekspertizë, transmeton Gazeta Lajm.

Pas ekspertizës së kryer është konstatuar se në thesin e gjetur ka pasur 558 gramë marihuanë, në shiringë 1 ml hashash kurse në vagë ka pasur mbetje të marihuanës. I pandehuri dhe vëllau i tij janë arrestuar dhe janë mbajtur në stacionin policor Gazi Babë

Baby Boo