“Në fshatin e budallënjëve, i mençuri quhet budalla”


Proverbat shprehin ndjenja nga më të ndryshmet dhe nganjëherë janë pasqyrim i shpirtit të gjithë popullit.

Zgjedhja që është bërë këtu, kuptohet se nuk është e plotë, por percakton mbi të gjitha prirjen e shqiptarit ndaj ndershmerisë, ekzalton guximin dhe trimërinë nganjëherë me një frymë liriko-epike.

Por me e shpeshtë është shprehja e një morali popullor mbushur me mosbesim, shportitje, mencuri ku zbulohet një farë etike, drejtësidhe ku ndihet një farë zgjidhje, pasqyrim I një varfërie të përhershme apo shekullore.

-fëmija pa nënë si nata pa hënë

– dy nuse në një derë dhe shkalla mbetet pa fshirë

-të bësh e të zhbësh është një hiç

-vëtëm mali më mal nuk takohen

-budallenjtë janë të mencur për sa kohë nuk kan thënë marrëzira

-dardha e ka bishtin mbrapa

-fucia bosh bën zhurmë më shumë

-druri i shtrembër është i mirë për tu djegur

-nga trëndafili lin gjembi, nga gjembi lind trëndafili

-trimi nuk di te gënjeje

-bashjë me të thatin digjet edhe i njomi

-tjetrit shokoj punën e jo gunën

-bleta e di si behet mjalti

-i vuajturi e njef vuajtjen e tjetrit

-ujët fle, armiku s’fle

-të therë nata dhe të qan dita

-më mirë të dalë syri se sa name

-besa e burrit e rëndë si guri

-kur qesh osmanliu shqiptari vuan

-nga ferra e vogel led lepuri i madh

-sytë flasin me shumë se goja

-priftin nuk e bën mjekrra

-plaga e rëndë sherohet por jo edhe emir i keq

-në fshatin e budallënjëve i mencuri quhet për budalla

-kur bën dasem i varferi cahet daullja

-njeriu pa mend është sin je mal i zhveshur

-qeni leh atje ku ha

-kur je I ftuar te ujku duhet t’i bësh shoqëri qenit

-jo cdo gjë që fluturon hahet

-edhe breshuri është i vlefshem në kohë thatësire

-nëse pranon lavdatat e armikut prit qortimet e mikut

-kapiteni mirë njihet ne furtunë

-fjala tund malet

Baby Boo