Në fshatin Batincë rritet numri i patrollimeve policore, banorët në panikë!?


Patrolla policore dhe shumë policë kjo është fotografia e cila duket në hyrje të fshatit Batincë vetëm disa kilometra larg kryeqytetit por policë ka jo vetëm në hyrje të këtij fshati por edhe në disa lokacione nëpër Studenican ndërsa krahas policisë së rregullt nëpër disa lokacione duken edhe policë me maska nga njësitë speciale të cilët thuajse kanë bllokuar fshatrat..

Nga MPB theksojnë se kanë marrë masa të mjaftueshme për të vënë në funksion sigurinë e qytetarëve pasiqë aty ku vlerësojnë se është e nevojshme prania e tyre sipas vlerësimeve të policisë.

Në të kundërtën edhe pse theksojnë me zëra qetësues, banorët ndihen në panikë. Disa prej tyre theksojnë se në fshatin e tyre fshihet një i kërkuar e disa prej tyre thonë se nëpër këto fshatra fshihet një grup kriminelësh.

Madje disa të tjerë spekulojnë se në fshat është sjellë një sasi e madhe e drogës e që policia do të parandalojë largimin e drogës nga fshati kurse të tjerë thonë se ka mundësi që ndonjë skenar politik po ndodh në fshat por nuk ka ende aksion.

Baby Boo