“NË EVROPË ËSHTË BËRË NË MODË PËR TË DALË KUNDËR BE-SË, POR BALLKANI…” (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në Durrës në takim joformal kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ndërsa takimi është mbajtur në prezencë edhe të eurokomesarit për zgjerim Johanes Han. Ardhmëria evropiane e vendeve të këtij rajoni, marrëdhëniet fqinjësore, lidhshmëria dhe ekonomia rajonale ishin temat në të cilat u vendos theksi gjatë këtij takimi. Eurokomesari Han, në konferencën e mbajtur pas takimit, tha se anëtarësimi në BE kërkon më shumë reformat e rëndësishme të sundimit të së drejtës. Ai theksoi se nevojitet për punësime dhe prosperitet për rajonin gjatë rrugës drejt anëtarësimit.

Baby Boo Tinex

JOHANES HAN, EUROKOMESAR PËR ZGJERIM I BE-SË
“Në qershor, unë isha në Prespë, ku Greqia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë nënshkruan marrëveshjen historike për emrin. Dy javë më vonë, Komisioni Evropian njoftoi nisjen e negociatave për anëtarësim të Shkupit dhe Tiranës. Shpejtësia e zhvillimeve ekonomike madje ka befasuar dikë dhe si rezultat i kësaj, tani të gjithë po e ndjekin nga afër. Presioni për të vazhduar me rezultate është rritur”.

I pyetur rreth opsionit të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Han nuk ka pranuar të japë koment përveç asaj që është thënë në strategjinë e Ballkanit Perëndimor se nuk do të pranojnë anëtarë të rinj me çështje të hapura.

JOHANES HAN, EUROKOMESAR PËR ZGJERIM I BE-SË
“Mendoj që nuk është e përshtatshme që të bëjmë komente lidhur me diskutimet dhe negociatat në vazhdim. Presupozoj se takimi [Thaçi-Vuçiq] i ardhshëm në Bruksel nuk do të jetë i fundit, do të jetë edhe një tjetër takim dhe sigurisht do të kërkojë kohë që të gjendet një marrëveshje”.

Ndërkohë, kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në takim është diskutuar për marrëdhëniet dhe rrugën përbashkët e vendeve të rajonit. Sipas tij, këto vende duhet të shfrytëzojnë potencialet dhe të rrisin bashkëpunimin që të kenë më shumë përparim në aspektin ekonomik.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË
“Është e domosdoshme që të shfrytëzojmë potencialin e madh dhe të pashfrytëzuar të territorit të përbashkët të rajonit tonë, përmes lehtësimit të shkëmbimeve tregtare, përmes fuqizimit të bashkëpunimit. Sepse, në fund të ditës, pavarësisht se në Evropë shumëkush e ka bërë modë të dal kundër Bashkimit Evropian, është pikërisht të qenit pjesë e Bashkimit Evropian me shumë më pak barriera dhe shumë pak vështirësi që kemi ne, që ndikon fuqishëm në ekonominë e atyre vendeve”.

Në këtë takim nuk morën pjesë kryeministrat e Maqedonisë, Bullgarisë, Bosne dhe Hercegovinës dhe Serbisë. Kryeministri Zoran Zaev ka anuluar udhëtimin për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa kryeministri bullgar për shkak të një aksidenti tragjik që ka ndodhur në vendin e tij ku kanë humbur jetën 16 persona.

Restorant Lumare