Në emër të kujt po i fal Hashim Thaçi masakrat serbe ndaj shqiptarëve?


Nga: Emirjon Senja

Hashim Thaçi është duke u bërë gati që të pranojë një marrëveshje me Serbinë, e cila të parashikojë ndër të tjera edhe aministimin e masakrave të kryera në Kosovë nga ushtria dhe milicët serb.

Marrëveshja do të jetë pjesë e një “platforme pajtimi”, e cila pritet të normalizojë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Pra, krahas dhënies së territoreve, asosacionit, shfrytëzimit të pasurive për dekada me radhe, etj., Kosova duhet të falë edhe gjakun e derdhur ndër dekada dhe më së shumti gjatë fundit të viteve ’90 në mënyrë që të prahohet nga Serbia.

Hashim Thaçi po bëhet gati të pranojë një marrëveshje për të amnistuar kriminelët që shkaktuan masakrën e Reçakut, masakrën ndaj jasharajve, atë të Izbicës, Rezallës, Dubravës, atë të Krushës së Madhe, masakrën e Rugovës së Hasit, Vushtrisë dhe dhjetra masakrave të tjera të kryera që kur këmba e ushtarit serb shkeli në Kosovë.

Gjithashtu, Hashim Thaçi po bëhet gati të falë kriminelët që përdhunuan 20 mijë gra në Kosovë, ata që terrorizuan për dekada banorët lokalë, që u dogjën shtëpitë, që u grabitën pasurinë, që i larguan me forcë nga shtëpitë, për “fajin” e vetëm të tyre sepse ishin shqiptar.

Pajtimi është gjithnjë i mirëpritur në një botë të qytetëruar, po a nuk duhet që fillimisht Serbia të kërkojë falje për këto ngjarje të tmerrshme të shekullit të kaluar?!

Pse Hashim Thaçi i ofron falje dikujt që nuk e ndjen të arsyeshme të kërkojë falje?

Në emër të kujt “gjarpri” merr përsipër të falë gjakun e derdhur lumë në Kosovë?!

Kujt i shërben ky njeri?

Baby Boo