NË EMËR TË INTEGRIMEVE!


Medai Shaholli

Në emër të integrimeve europiane pushtetarët e qeverisë së koalicionit të “dërzhavës” Severna Makedonija, po zhbëjnë identitetin kombëtar shqiptar.

Në emër të këtyre integrimeve kryeministri Zajko dhe kryeintegristi xhak Alija, kanë parashikuar të “mbysin”
identitetin dhe emrin shqiptar.

Duke përdorur referendumin si karrem joshje për shqiptarët në këto integrimeve, ata po përgatisin asimilimin e parë të deleve shqiptare të cilat pa tru e pa kokë do të pranojnë të quhen “maqedonca” nga Severna Makedonija, si kusht i miratimit të marrëveshjes së Prespës. Në këtë marrëveshje sllavo-greke u vunë themelet e platformës antishqiptare për asimilimin e shqiptarëve si identitet dhe komb shqiptar.

Në bisedimet mes sllavëve dhe grekë e që përfundoi me marrëveshje në “Prespën greke”, ku shqiptarët mbetën jashtë tavolinës së bisedimeve thjeshtë si spektatorë, për shkak të mosndërhyrjes dhe papërgjegjshmërisë të interesave kombëtare të integristëve shqiptarë në qeverinë e koalicionit.

Pra, në emër të integrimeve europiane ata po i bëjnë gropën shqiptarëve.

Çfarëdo marrëveshje që bëhen në kurriz të shqiptarëve që legjitimojnë skllavërinë e re në emër të integrimeve europiane janë të papranueshme dhe të pavlefshme për shqiptarët.

Ata mund të gënjenë sot mjaft dele shqiptare për të miratuar atë marrëveshje që zhbën identitetin dhe emrin shqiptar por jo të gjithë shqiptarët për gjithëmonë.

Miratimi i marrëveshjes së Prespës përmes referendumit në emër të integrimeve europiane, është
gracka e radhës e ngritur nga qarqet antishqiptare në bashkpunim të ngushtë edhe me esadistët shqiptarë
për ta zhdukur emrin dhe identitetin shqiptarë në trojet tona të Ilirisë së lashtë.

Të gjithë shqiptarët nuk do të tregohen përgjithmonë dele të pushtetit, por “herët a vonë”,ata do të zgjohen e do të vetëdijësohen, për t’u rebeluar kundër qahjait të tyre për të vendosur për fatet e tyre të jetojnë të lirë.

Baby Boo