Në DSK disa të punësuar pa asnje kriter, shumica prej tyre janë hoxhallarë!


Po rezulton që një numër i madh i të ashtuquajturve hoxhallarë, janë në marrëdhënie pune në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Sipas inforamcionve të redaksisë të njejtët janë pa asnjë shkollim adekuat dhe në marrëdhënie pune vetëm për të plotësuar numrat.

Pas skandalit se një numër i madh i të punësuarve në MPB janë të punesuar më diploma false, del edhe skandali se në DSK shumica e të punësuarve nuk kanë përgatitjen e duhur!

E fundit ështe se zëvendës komandanti i njësitit për intervenim të shpejtë “Alfa”, pranë policisë së shtetit e ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme. Gjatë kontrollit të fundit të cilën e ka realizuar MPB është konstatuar se zëvendës komandati i “Alfave” është avansuar pa i përmbushur kushtet ligjore.

Rast tjetër i ngjashëm të cilën e publikoi MPB lidhet me avancimin e një pjesëtari të policisë i cili me diplomë të falsifikuar është punësuar si profesor universitar. Kryeshefi i policisë së shtetit, Oliver Spasovki, gjatë ditës së enjte njoftoi se kontrolli i fundit në MPB ka zbuluar se rreth 40 të punësuar kanë pasur diploma të rrejshme.

Fakti më shqetësues është se të njëjti me titujt e falsifikuar kanë arritur në pozita të larta, respektivisht pasi vërtetimit të këtyre shkeljeve ndaj të njëjtë janë shqiptuar kallëzime penale, përfshi edhe fakultet që i kanë dhënë./Pacensure

Baby Boo