Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit akoma ka rajone të cilat vuajnë mungesën e ujit të pijshëm


Banorët e Bukoviqit dhe Kopanicës për vite të tëra nuk furnizohen me ujë të mjaftueshëm për pije.
Pavarësisht premtimeve të shumta për ndërtimin e një ujësjellësi që do të kishte kapacitet për furnizimin me ujë të bollshëm për pije të fshatrave të Sarajit, një premtim i tillë i kryetarëve që kanë drejtuar me këtë komunë asnjëherë nuk është jetësuar.

Në Ditën Botërore të ujit, pyetëm Ministrin e Ekologjisë, Naser Nuredini, nëse komuna e Sarajit ka kërkuar ndihmë financiare për zgjidhjen njëherë e mirë të këtij problemi.

“Është e vërtet se jemi ulur me kryetarin e Komunës së Sarajit. Na ka informuar për nevojat dhe kërkesën e komunës dhe kemi biseduar për projektin. Nuk është hera e parë që bisedojmë për këtë çështje. Po mundohemi të gjejmë fonde për komunën. 01:12 Nevojat janë të mëdha. Besojmë se me huazimin e ri që do të kalojë në Bankën Evropiane Për Investime, shumë shpejt do të kemi mundësi financiare që të përkrahim pjesërisht këtë projekt”, tha Naser Nuredini- ministër i Ekologjisë.

Gjatë vitit 2019, Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti kishte kërkuar durim nga banorët.
Për kamerën e Televizionit Alsat në atë kohë Bexheti tha se Komuna kishte dy projekte për ndërtim të dy rezervuarëve, për njërin prej të cilëve tha se ishte në fazën finale ndërsa tjetri pritej të finalizohet deri në fund të vitit 2019.

Kanë kaluar pothuajse tre vjet dhe banorët kanë pasur të njëjtin problem, veçanërisht gjatë muajve të nxehta. Banorët e Kopanicës thonë se kjo gjendje ju ka ardhur në majë të hundës dhe shtojnë se edhe pse nuk kanë asgjë personale me banorët e Bukoviqit, nuk do të lejojnë që të njëjtit të furnizohen me ujë, sepse e duan për vete.

Baby Boo