Në ditën e vdekjes së babait, Ibrahim Kelmendi e sulmon keq Haradinajn


Ish- anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe i akuzuar për shumë vrasje në Kosovë nga dëshmitari Shkumbin Mehmetaj, Ibrahim Kelmendi, përmes një postimi në “Facebook”, ka kujtuar takimin me babain e kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj, i cili ka ndërruar jetë sot.

Por, edhe në këtë ditë të mërzisë së madhe për familjen Haradinaj, Kelmendi nuk ka hezituar që ta sulmojë Ramush Haradinajn.

Ai kryeministrin aktual e ka quajtur harambash e plëngprishës.

Ky është postimi i plotë nga ish anëtari i LPK-së, Ibrahim Kelmendi:

NDJESË, BACA HILMI!

Baca Hilmi, krejt rastësisht, kur të patëm vizituar unë dhe Vëllai im, Qerimi, u bëmë shkaktarë për një mërzitje Tënde aksidentale. Duke qenë në Odën Tënde, kënaqësinë na e pat prish telefonata rastësore e harambashit Ramush. Kur Ti e njoftove se na kishe mysafirë neve, ai satrap nuk pat ngurruar të të urdhëron, që të mos hapësh në bisedë, duke të gënjyer krejt panevojshëm: “Ibrahimi është spiun i gjermanëve”. Sapo mbylle telefonin ofshane, duke rrëfyer sinqerisht për urdhrin që të pat dhënë plëngprishësi Ramush.
Fatmirësisht nuk hezitove të kritikoje për thash-e-thënat përçarëse mes nesh…

– Të kërkoj ndjesë për atë mërzi !

– Ngushëllime atyre që janë pikëlluar!

– I përjetshëm respekti që ke merituar, Baca Hilmi!

Baby Boo