Në ditën e takimit në Shtëpi të Bardhë, vendoset flamuri i Kosovës te Liqeni i Ujmanit


Në ditën e takimit Kosovë-Serbi në Uashington, disa të rinj kanë vendosur flamurin e Kosovës te Liqeni i Ujmani
Organizatorët thanë se kanë vepruar kështu, për të dërguar mesazh se Ujmani dhe Trepça i përkasin territorit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Ne përmes këtij aktiviteti simbolik i informojmë përfaqësuesit tanë me legjitimitetit te diskutueshëm të cilët po marrin pjesë në Dialogun që po zhvillohet në ShBA”, kanë thënë organizatorët e aktivitetit.

Në takimin e sotëm Kosovë-Serbi është raportuar se liderët e dyja vendeve mund të diskutojnë edhe për Liqenin e Ujmanit e Trepcën.

Baby Boo