NË DITËN E KAPITULLIMIT! (Marrëveshja e Ohrit)


Sot më 13 gusht, mbushen plotë 17 vjet nga nënshtrimi dhe kapitullimi i kryengritësve shqiptarë në Marrëveshjen e Ohrit.

Kjo është një datë e zezë e shënuar në kalendarin historik të popullit shqiptar, pasi në këtë ditë nënshkruhet kapitullimi dhe nënshtrimi i shqiptarëve nga shqiptarët.

Me marrëveshjen e Ohrit të nënshkruar në Ohër, nga palët nënshkruese Xhaferi dhe Aliu për bllokun shqiptar,si dhe Gjeorgjevski,Trajkovski e Cërvenkovski për bllokun sllav, i dhanë fund konfliktit që kishte filluar në mars të po atij viti në Maqedoninë e atëherëshme.

Me komandant Ali Ahmetin, dezertorin e idealeve të lirisë dhe të luftëtarëve të UÇK-së, shqiptarët humbën kauzën për të cilën kishin luftuar.

Kjo marrëveshje, legjitimoi dhe çimentosi statusin e shqiptarëve si të barabartë me pakicat e tjera të vendit si bashkësi etnike të 20 %.
Kjo ishte rezultat i aprovimit dhe miratimit të asaj marrëveshje të tradhëtisë nga ana e komandant Ali Ahmetit, për t’i dorzuar armët dhe për ta çmobilizuar UÇK-në.

Si pasojë e asaj marrëveshje dhe të aktit të tradhëtisë së lartë kombëtare, 17 vjet më vonë shqiptarët nuk i fituan edhe ato të drejta sa parashihte edhe paçavurja MO, për më tepër ish ushtarët e UÇK-së janë vrarë e burgosur, ndërsa shqiptarët si popull janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

E gjithë kjo maskaradë kundër idaleve të lirisë u krye falë tradhëtisë kapedan Ali Ahmetit, pasi ai pranoi të dorëzojë armët duke u thënë luftëtarëve të lirisë se me miratimin e MO, u realizuan idealet e kahmotshme të shqiptarëve për liri dhe barazi në këtë “dërzhavë”.

Dhe e tërë loja me shqiptarët mbaron me një sajesë që u gjet me ndryshimin e nenit 7 të kushtetutës.
Në këtë ndryshim që u bë thuhet ;gjuhë zyrtare gjithashtu është edhe gjuha që flasin 20 përqind e bashkësisë etnike, pa përmendur për cilën gjuhë bëhet fjalë.

Ja pra përse i kishin kapur armët kapedan Aliu me bashkëpunëtorë dhe përse i kishin rrokur luftëtarët e lirisë,për liri apo për gjuhën e 20 përqindshit?!

Ndërsa ushtarëve të UÇK-së, ai u kishte thënë se kanë kapur armët për çlirim nga robërimi sllav. Për këtë gjëmë shkaktuar shqiptarëve, ai me bashkëpunëtorët e tij herët a vonë do të japin llogari.
Devijimi dhe shkelja e idealit të lirisë që ai i bëri ushtarëve të UÇK-së, paraqet tradhëti të lartë kombëtare.
Kjo ishte loja e komandantit spekulant dhe kapitullant që kishte dal para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se, ata ishin detyruar të kapin armët për çlirim nga pushteti sllav, që nuk njihte asnjë të drejtë kombëtare.

Ky ishte komandanti misionar Ali Ahmeti, personi i “katapultuar” në krye të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (nga shërbimet sekrete të huaja apo vendor) i cili devijon dhe saboton qëllimin e luftës çlirimtare, duke pranuar kapitullimin dhe çmobilizimin UÇK-së, pa kushte me miratimin e MO.
MO nuk plotësonte kërkesat dhe as idealet për të cilën kishin rrokur armët luftëtarët e lirisë, ata thjeshtë u tradhëtuan nga komandanti i tyre Ali Ahmeti.

Pyetja që shtrohet me të drejtë sot është, përse kapën armët ish luftëtarët e UÇK-së në knfliktin 2001,për të patur statusin e barabartë me sllavët si komb shtetformues në kushtetutë, që do arrihej nga forca dhe jehona e zërit të pushkës së lirisë ,apo për status të bashkësisë etnike të 20 % , status denigrues ky që në fakt u realizua pjesërisht sipas MO.
Misioni dhe idealet e lirisë nuk u realizua pasi ishte lojë e skuthit Ali Ahmetit, i cili përmes rafalëve të kalashnikovit, krijoi mitin e çlirimtarit që në fakt ishte fals dhe jo çlirimtar.

Miratimi i MO, ishte dëshmia më plotë e atij kurthi antishqiptar ku shqiptarëve dhe ish luftëtarëve të UÇK-së, iu dha ultimatum për të pranuar skllavërinë e re të bashkësisë etnike të 20 % në vend të lirisë.

Tashmë është e qartë që komandanti renegat Ali Ahmeti, përdori dhe manipuloi ish luftëtarët e UÇK-së, për tu ngjitur shkallëve të pushtetit së bashku me lukuninë e tij si ujqër të uritur, jo për liri dhe barazi brenda “dërzhavës” së tij të dashur FYROM,por si nomadë të shkretëtirës.

Realiteti i sotëm është tablloja më e qartë e statusit denigrues dhe të nëpërkëmbur të shqiptarëve në këtë vend të çudirave edhe 17 vjet pas nënshkrimit të kapitullimit.
Statusi special i bashkësisë etnike të 20 % , ishte dhurata e veçantë për shqiptarët nga ana e ndërkombëtarëve dhe Ali Ahmetit, si shpërblim për bindje dhe nënshtrim duke dorëzuar armët pa kusht.

Përmes aktit të nënshkrimit të së famëshmes marrëveshje të Ohrit nga shqiptarët dhe sllavët me garantët ndërkombëtarë në qytetin e Ohrit, ajo si marrëveshje për gjithë këto vite, do të vuloste dhe do legjitimonte aktin e skllavërisë moderne mbi shqiptarët e kësaj ane.
Medai Shaholli

Baby Boo