Në Dibër zvogëlohet numri i personave të izoluar


Në Komunën e Dibrës dukshëm është ulur numri i personave të izoluar në shtëpitë e tyre dhe ai tani është vetëm 98, nga më shumë se 200 që ishin para disa ditëve. Këtë e deklaroi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, pas takimit që pati me Shtabin komunal operativ të krizës.

Duka poashtu theksoi se nga 22 testet që janë marrë nga institucionet kompetente, dy prej tyre kanë dalë negativ dhe nuk janë regjistruar persona me Kovid 19 të tjerë dhe aktualisht numri i të sëmurëve është 49, nga të cilët siç dihet, katër kanë ndërruar jetë.

Duka informoi se nga Shtabi Qendror në Shkup është marrë përgjigje se dibranët që punojnë në qytetet të tjera të vendit, nuk duhet të udhëtojnë dhe do të mbesin në Dibër deri më 13 prill deri kur është caktuar shpallja e karanatinës, respektivisht situata e krizës dhe kjo vlen edhe për transporterët dibran që kishin bëjnë transport jashë Dibre.

Në ndërkohë, edhe në Dibër ka filluar realizimi i mësimit onlajn, tha Duka dhe shtoi se edhe pse ka anomali, nxënësit megjithatë duhet të zbatojnë këtë mënyrë mësimin. “Si për nxënësit e gjimnazit, ashtu edhe për ata në shkollat fillore, janë bërë përgatitje të tërësishme për mësim në distancë”, tha Duka, ndërsa informoi se edhe ndihmat humanitare janë duke ardhur rregullisht. Ai i ftoi donatorët që ndihmat t’i paraqesin në Shtabin komunal me qëllim që të mos ketë keqpërdorime.

Baby Boo