Në Dibër rekord 60 të shëruar dhe ja sa të infektuar të ri me Kovid-19


Në 24 orët e fundit në Dibër, një numër rekord prej 60 të shëruar dhe u regjistrua vetëm një i infektuar i ri. Me rastin e konfirmuar sot, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 224, nga të cilët 151 e fituan betejën me virusin e rrezikshëm, e humbën tetë, ndërsa 65 persona janë aktivë në virusin. Aktualisht, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Spitalin “8 Shtatori” në Shkup ka tetë pacientë nga Dibra.

“Njerëzit me simptoma të Kovid-19 vazhdojnë të vijnë në spitalin tonë, të cilëve u është marrë strisho dhe janë në pritje të diagnozës. Kemi pacientë që i trajtojmë në baza ambulatore, por shumica e atyre aktive kanë një formë të butë të sëmundjes, kështu që mjekohen në kushte shtëpie. Ne po i transportojmë rastet më serioze në institucionet e kujdesit shëndetësor në Shkup”, deklaroi për MIA-n Baki Halili, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër.

Në këtë institucion shëndetësor nuk ka repart infektiv, ndërsa funksionon ambulanca. Për shkak të situatës aktuale epidemiologjike, janë përshtatur tre sipërfaqe, ku trajtohen persona të dyshuar ose të infektuar me koronavirus. Dr. Halili apelon për zbatim të rreptë të rekomandimeve për mbrojtje, sepse “armiku i padukshëm është akoma midis nesh”.

Baby Boo