Në Dibër një i infektuar i ri, aktivë me Kovid-19 janë …


Të dhënat zyrtare konfirmojnë se në Dibër gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një rast i ri me Kovid-19, me ç’rast aktivë me virusin tani janë 11 persona.

Me rastin e sapokonfirmuar numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 62 persona, prej tyre dy janë nga Qendra e Zhupës, të cilët ishin edhe të diagnostifikuarit e parë. Prej tyre 47 janë shëruar, ndërsa katër kanë vdekur.

Pas kthimit të sërishëm të koronavirusit në Dibër, pas pesëdhjetë ditëve të plota, kur u diagnostifikua te një grua nga fshati Kosovrast i Poshtëm, ndërsa dy ditë më pas edhe te një burrë nga Dibra, më 12 qershor janë regjistruar tre ndërsa më 17 qershor pesë raste të reja.

Sipas statistikës së policisë në vetizolim për momentin janë pesëdhjetë persona dhe ndaj tyre rregullisht bëhen kontrolle. Kontroll të përforcuar policor ka edhe nëpër qytet.

Siç vlerësoi kryetari i Komunës, Hekuran Duka, i cili e drejton edhe Shtabin operativ, kthimi i virusit të rrezikshëm është pasojë e masave lehtësuese dhe mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtje nga qytetarët.

Në kuadër të masave dhe aktiviteteve të dakorduara të Shtabit operativ për ngritjen e vetëdijes nga rreziku i koronavirusit dhe respektimit të rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së tij, në objektet afariste dhe institucionet e tjera në qytet është vendosur material propagandues.

Baby Boo