Në dasmën e Luizit të organizuar në finale munguan nëna dhe motra e tij


Këngëtari i njohur me origjinë nga Shkodra, Luzi Ejlli, u shpall të shtunën fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ai fitoi këtë spektakël pas 136 ditësh qëndrimi i izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa befasi të shumta ishin rezervuar për të në natën finale.

Mes shumë dhuratave dhe befasive, një prej tyre ishte më e veçanta – dasma me moderatoren Kiara Tito.
Mirëpo u vërejt dukshëm prezenca e dy personave shumë të shtrenjtë të tij, si janë e ëma dhe motra e tij të cilat nuk u panë në fotografinë familjare, e as në ceremoni.

Çifti Luiz-Kiara në kurorëzimin e tyre në finalen e BBVA (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)
Pjesë e dasmës ishin vetëm halla e Luizit dhe disa familjarë të tjerë, teksa nëna e fituesit të BBVA ishte futur në shtëpi një javë më parë për të takuar të birin pas 100 ditëve, duke ardhur enkas nga New Yorku.

Ndërkohë, vet Kiara në emisionin “Më lër të flas” ka pranuar se është takuar me nënën e Luizit dhe se ruan raporte të mira me të.

Baby Boo