Në cilin vend është Maqedonia e Veriut për nga liria e mediave për vitin 2022


Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Maqedoninë e Veriut në vendin e 57-të, ndërsa Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Por, sipas treguesit që u publikua sot, Shqipëria ka shënuar rënie, ndërsa Kosova ka shënuar përparim krahasuar me raportin e vitit të kaluar.

Kroacia ndodhet ne vendin e 48, e cilësuar si një ndër pozitat “e kënaqshme”, ndërsa Sllovenia në vendin e 58, Mali i Zi në vendin e 63-të si dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 67, kategorizime këto si “vende problematike” për informim të drejtë. Në raport theksohet se vetëm Shqipëria ndodhet në pozitë akoma me katastrofike se ish vendet e Jugosllavisë, duke u ranguar në vendin e 103-të, akoma më keq se Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij raporti publikuar nga Reporterët pa kufij, potencohet se në botën mediatike vërehet një polarizim i dyfishtë dhe kaos informativ në nivel ndërkombëtar.

Raporti i këtij viti i cili ka përfshirë gjithsej 180 vende, ka konstatuar dhe efektet negative që japin në shoqëri lajmet e rrejshme të cilat publikohen nëpër media online si tip propagande.

Shteti norvegjez qëndron në majë të këtij rangimi sa i përket lirisë së mediave, ndërsa si vendet më të dobëta janë ranguar, Korea e Veriut në vendin e 180 së bashku me Etiopinë dhe Iranin, ndërsa afër tyre edhe Mjanmar në vendin e 176 si dhe Kina në vendin e 175.

Baby Boo