Në cilën garë sportive, Norvegjia konsiderohet si “shtet i vogël”?


Norvegjia është ndër ndër shtetet më të mëdha evropiane. Por, është një garë ku ky vend gjigant quhet si i vogël dhe i matë forcat me vende tjera vërtetë me territor minor. Është ky kampionati evropian i basketbollit për shtete me nivel më të ultë të këtij sporti, që është pagëzuar si kampionati për shtetet e vogla e që aktualisht po zhvillohet në kuadër të Federatës Botërore të Basketbollit – FIBA.

Në garën e kategorisë së femrave bëjnë pjesë edhe Kosova, Qiproja, Malta dhe Andora. Që të gjitha këto vende së bashku bëjnë më pak se një e dhjeta e territorit të Norvegjisë, që është prej më shumë se 385 mijë kilometra katrorë.

Andora ose Malta përbëjnë rreth 0.1 përqind të territorit të shtetit skandinav. Ndërsa në kategorinë e meshkujve, garojnë Andora, Armenia, Azerbajxhani, Gjibraltari, Malta dhe San Marino. Nëpër vite pjesë e kësaj gare ka qenë edhe Turqia, që është një vend edhe më i madhë se sa githë territori I Norvegjisë dhe këtyre vendeve të tjera pjesëmarrëse në kampionat./Klankosova.tv/

Baby Boo