Në Butel të Shkupit, mbetjet e kurbanëve hudhen në rrugë! Rrezik për epidemi


Pamjet që po shihni në videon e plasuar nga Pa Censurë, janë të xhiruara në rrugën kryesore në komunen e Butelit në Shkupit, ku njerëz të papërgjegjshëm kanë hudhur në rrugë mbetjet e kurbanëve që kanë prerë tre ditë më parë.

Keto pamje dëshmojnë kulturën e dobët të qytetarëve, të cilët kanë hudhur në rrugë mbetjet e kurbanëve që njëherit me kalimin e ditëve, kanë filluar që të kundërmojnë erë të rënde dhe janë rrezik potencial për përhapjen e epidemive të mundshme.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën. Festa, sipas traditës islame duhet flijuar një kafshë./Pa Censurë

Baby Boo