Në Bullgari 18 vde*kje për një ditë nga Koronavirusi!

Ministria bullgare e Shëndetësisë njoftoi sot se një rekord prej 18 vd*ekjesh për shkak të COVID-19 dhe 99 raste të infeksionit me SARS-CoV-2 u regjistruan në 24 orët e kaluara.

Sipas autoriteteve shëndetësore bullgare, pandemia e koronavirusit në këtë fazë në vendin e Ballkanit arriti në 563 vd*ekje nga 15 386 infeksione.

Aktualisht 714 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet bullgare, 65 në gjendje të rëndë. Që nga koha kur pandemia filloi të përhapet në Bullgari në 8 Mars, 10.497 njerëz janë shëruar.

Ministria Bullgare e Shëndetësisë tregon se vendi tani po përballet me mungesë të stafit mjekësor, pasi 845 mjekë janë infektuar.