Në Bogorodicë pritet për hyrje në Greqi


Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa rritje të numrit të automjeteve ka në vendkalimin kufitar Bogorodicë në hyrje të Greqisë, kumtoi LAMM, transmeton Medial.mk.

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Baby Boo