Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u përurua monografia e Universitetit të Tetovës


Universiteti i Tetovës, më 22 prill 2022 mori pjesë në punimet e panairit mbarëkombëtar tëlibrit akademik dhe shkencor, i cili u mbajt në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Në këtëpanair, ku ishin të pranishëm institucione shkencore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut emë gjerë, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akad. Skënder Gjinushi tha se ky panairjep mundësinë për të parë se cili është produkti shkencor i shqiptarëve, cili është raporti midisnënsistemeve të veprimtarisë shkencore, si qëndrojnë raportet midis brezave të studiuesve, në cilatdisiplina ka më shumë progres e ku ka prapambetje, a ka një ekonomizim të dijes në kushtet kurkufijtë ndërshtetërorë nuk na ndajnë më, apo ka përsëritje e paralelizma, parcializëm dhefragmentarizëm të saj, me qëllim që të përforcojmë çfarë kemi më të mirë e të ndryshojmë prirjetjopozitive. “Ky është një panair me fushë interesimi të përcaktuar qartë: botimet më të fundmeshkencore në gjithë hapësirën shqiptare. Janë 33 subjekte akademike-universitare dhe subjekteprivate që i ka bashkuar ky panair, që përfaqëson manifestimin më të madh të deritashëm për këtëfushë të gjerë dhe delikate botimesh. Kemi të pranishëm botime të studiuesve tanë në Shqipëri, nëKosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe nga bota arbëreshe”, tha kryetari i Akademisë sëShkencave të Shqipërisë, Akad. Skënder Gjinushi.Në kuadër të punimeve të këtij panairi, UT i përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. ReshatQahili, Prorektori për Arsim Prof. Dr. Vullnet Ameti, Kryetari i Senatit Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti,e promovoi edhe Monografinë e Universitetit të Tetovës.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akad. Skënder Gjinushi e përgëzoiUniversitetin e Tetovës për Monografinë, pasi flet për një periudhë të vështirë që kanë kaluarshqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe për ecurinë e një institucioni që ka qenë paraprijës dhe kaluajtur rol parësor në forcimin e identitetit shqiptar, të gjuhës, të formimit të kuadrove të reja, dhegjithë këtë luftë që e bëjnë shqiptarët e Maqedonisë për të drejtat dhe identitetin e tyre nuk e bëjnëpër t’u ndarë por për t’u integruar në Evropë si të barabartë. “Formimi universitar është ai që i bënbrezat e rinj që të konkurrojnë njëjtë me çdo evropian kudo që janë dhe të konkurrojnë sipas aftësisëe jo sipas etnisë. Ky është misioni, të cilin ju e keni kryer me shumë sukses dhe mbështetja ngaShqipëria ka qenë, por duhet të jetë edhe më e madhe dhe ne si Akademi e Shkencave mirëpresimnjë bashkëpunim në këtë drejtim”, theksoi kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akad.Skënder Gjinushi.Ndërkaq, Kryetari i Senatit i Universitetit tonë, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se përgatitja eMonografisë 7ka kërkuar shumë mund dhe përkushtim, kërkime të shumta, mbledhje të materialevee dokumenteve, punë në terren, verifikim të të dhënave, sistemim dhe redaktim të teksteve. “Duke epërgatitur Monografinë kemi rikujtuar gjithë punën e palodhshme që është bërë për Universitetin eTetovës gjatë këtij harku kohor. Një punë e cila meriton të kujtohet e të respektohet, sepse ky ështënjë rrugëtim nëpërmjet vështirësive dhe sakrificave të shumta.

Baby Boo