Ndryshon qëndrim Ramush Haradinaj: S’ka më vendosje të taksës 100%


Sipas liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, taksa në Qeverinë Hoti nuk do të kthehej. Ai, në KTV ka thënë se kjo çështje është e kryer.

Sipas Haradinajt, çështja e taksës është kryer, ajo është hequr.

“Taksa është hequr, s’ka kthim të taksës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka treguar se nuk e ka pasur të lehtë të merrte vendimin për taksën, sa ishte kryeministrin.

Ndërkohë, ai ka thënë se reciprocitet me Serbinë ka pasur dhe se Kurti nuk ka pasur nevojë ta bëjë të madhe atë gjë.

“Reciprocitetin nuk e diskutoj, është legjitim dhe e drejtë e Kosovës. Mendoj që nuk ka pasur nevojë heqja e taksës të kompensohej me fitore se po vëmë reciprocitet. Nuk e di pse iu desht t’i jepte aq shumë peshë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur edhe për kohën e negociatave.

“Gatishmëria jonë në tavolinë është shfrytëzuar herëpasherë prej Serbisë, ta fuqizojë veten në shumë rrafshe. Në shumicën e rasteve, Serbia ka qenë e shkathtë të mos i zbatojë obligimet e marrëveshjes, por edhe ta fuqizojë veten në drejtime të caktuara”, ka thënë ai.

Baby Boo