Ndryshojnë rregullat e komunikacionit në Serbi, të gjithë mërgimtarët që vinë duhet t’i ndjekin këto rregulla


Të gjithë mërgimtarët do të marrin vetëm një udhë gjatë kësaj vere, të vinë në vendlindjen e tyre .

Por një lajm shumë të rëndësishëm i cili po qarkullon nëpër rrjetet sociale ata duhet të e kenë parasysh, sidomos për ata që i bien nëpër udhët dhe magjistralet e shtetit të Serbisë, përcjell gazetametro.net.

Siç e dimë pjesa dërmuese e mërgimtarëve vinë në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët e Serbisë, por ata duhet të kenë parasysh ‘disa rregulla të reja’.

Postimi i plotë i një faqe të mërgimtarëve:

Siç dihet Serbia ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga 27 prilli 2018.

Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin.

Ajo që ka rëndësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.

Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.

Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 130km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 EUR deri mbi 1000 EUR dhe 30-60 ditë burg.

Siç bëhet me dije, do të dënohen edhe vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë për vetëm 1 km/h dhe kontrollet janë paralajmëruar të jenë shumë rigoroze.

Për ilustrim, autostradat në Serbi parashihet të kalohen për kohën në vijim:

Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,

Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,

Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,

Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.

Baby Boo