Ndryshohet për nesër orari i pritjes së vik*timave të tra*gjedisë në Bullgari

Село Боснек (23 ноември 2021) При тежък пътен инцидент с автобус загинаха 46 човека. Произшествието е станало на магистрала "Струма" малко след 2.00 ч. тази нощ, близо до село Боснек. Жертвите са чужди граждани, а автобусът е пътувал в посока към Република Северна Македония. Седем души са спасени и са откарани в "Пирогов". Пресфото - БТА снимка: Минко Чернев (ЕД)

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, që po angazhohet me sjelljen e trupave të tragjedisë së Bullgarisë, nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka bërë me dije se gjatë ditës së nesërme do të ndryshojë orari i pritjes së kufomave. Ai njofton se pas transportit në aeroportin e Shkupit, me kërkesë të disa familjarëve, kufomat do të dërgohen në shtëpitë e tyre ose në varreza, në mënyrë që të mbërrijnë para namazit të Xhumasë.

“Njoftim për ndryshimin e orareve të pritjes dhe dërgimit të viktimave të aksidentit në Bullgari nëpër shtëpitë e tyre dhe varreza.
Ju njoftojmë se kufomat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen drejtë në shtëpitë e tyre apo në varreza varësisht prej kërkesës së familjarëve.
Ky ndryshim vjen në përputhje me kërkesat e disa familjeve të viktimave, në mënyrë që të dorëzohen para namazit të Xhumasë- shkruan në facebook Osmani.

Baby Boo