Ndryshimi i përfolur i Arjan Konomit, opinionisti shuan kuriozitetin


Një udhëtim vertikal nga Poli i Veriut drejt atij të Jugut është aventura e madhe që ka ndërmarrë Arjan Konomi. Opinionisti ka shëtitur vende të ndryshme dhe ka përjetuar shijen e kulturave por ndërkohë udhëtimi e ka mbajtur për një kohë të gjatë larg ekranit.

Për herë të parë pas kthimit në Shqipëri, ai në studion e “Rudina” në Tv Klan thotë se udhëtimi i ka shërbyer për t’u relaksuar e për të medituar, por Magjistarit nuk i shpëton edhe rifreskimi i pamjes së tij.

“Është folur shumë dhe mua më vjen për të qeshur dhe kënaqem edhe me komentet se ne shqiptarët shquhemi për të bërë komente edhe pikante, ngacmuese, ironizuese. Një fantazi që duhet të vijë nga folklori popullor i dikurshëm që kemi patur shumë të pasur dhe tani është transformuar në këto komente. Më vjen për të qeshur ndonjëherë dhe qesh duke i lexuar, por nuk merrem me gjëra të vogla ndërkohë që…”, shprehet ai.

Po kam bërë flokët në radhë të parë. Jam me flokët e vëna, të miat për herë të parë pas një jete dhe shpëtova se vetëm qerosët më kuptojnë se çfarë do të thotë për meshkujt.

Me humor, Konomi shton se mezi pret të shohë komentet dhe se “vetëm qerosët lejohen” por më pas shpjegon edhe ndikimin e këtij ndryshimi të pamjes.

Të gjithë e duan këtë gjë, sidomos për meshkujt dhe kur janë të rinj, ndihen të rinj është një vuajtje shumë e madhe që të ndikon në atë vetëvlerësimin e vetes. Femrat nuk e kuptojnë kurrë, ndoshta kush mund të ketë probleme, të rralla janë femrat që mund të kenë probleme me rënie flokësh, por për djemtë është shumë e rëndësishme. Të gjithë e vuajnë, kush e jep veten, kush nuk e jep por të gjithë e kanë ëndërr që ta bëjnë atë gjë ndaj mos ngurroni se janë bërë edhe mjetet e teknologjisë shumë të thjeshta dhe pas gjithë këtyre fjalëve që the ti që kam ndryshuar për mirë ndihem një njeri tjetër komplet”, shprehet ai.

Baby Boo