Ndryshimi i orës, ja çfarë u vendos!


Rituali i ndryshimit të orës dy herë në vit mund të hiqet, të paktën në Bashkimin Evropian.

Komisioni Europian propozoi sot një ndryshim ligjor që do t’i jepte fund të ndryshimit të orës mes verës dhe dimrit.

Komisionerja e Transportit Violeta Bulc tha në një konferencë për shtyp se organi ekzekutiv i BE-së do ta linte në dorën e qeverive në mbarë bllokun për të rënë dakord nëse do të përdorin përgjithmonë kohën e verës apo atë të dimrit.

Ajo shtoi se propozimi parashikon që tetori i vitit 2019 të jetë hera e fundit që evropianët do të duhet të rregullojnë orët e tyre.

“Nëse Këshilli dhe Parlamenti Evropian do të vendosin të mbështesin propozimin e Komisionit, tetori i vitit të ardhshëm do të jetë hera e fundit që ndryshojmë orën. Ose do të qëndrojmë me kohën e verës ose, ato vende që vendosin të përdorin kohën e dimrit, do ta ndryshojnë atë në dimër në tetor”, u shpreh Bulc.

Baby Boo