Ndryshimet kushtetuese miratohen deri të premten


Shumica parlamentare pret që deri të premten të miratohen ndryshimet kushtetuese. Derisa Kuvendi ka caktuar seancën plenare më 9 janar, dallimet mes opozitës shqiptare dhe pushtetit mbeten të theksuara. Nga ana tjetër, edhe pas lirimit të Sasho Mijallkovit nga paraburgimi, vazhdojnë pakënaqësitë tek grupi i pavarur nga VMRO-DPMNE-ja. Dështimi i ndryshimeve në Kodin Penal, nenin 353 ka bërë që deputetja që mbështeti nismën e ndryshimeve kushtetuese, ish ministre e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska të vë në pikëpyetje votën e saj për miratimin e ndryshimeve. Burime nga grupi i 8 deputetëve të përjashtuar nga VMRO-ja bëjnë të ditur se Kançeska-Mileska ka theksuar pakënaqësitë e saj ndaj dështimit të ndryshimeve në Kodin Penal, por që në asnjë situatë nuk është kërcënuar se nuk do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese. Nevojën për ndryshime në pjesën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare e theksoi edhe kryeministri Zoran Zaev. Sipas të parit të organit ekzekutiv, ndryshimet në këtë nen nuk nënkuptojnë obstruksione ndaj punës së PSP-së.

Baby Boo