Ndryshime në kabinetin qeveritar, do të ndërrohen…


Nuk konfirmohen dhe as nuk hidhen poshtë zërat për ndryshime të reja në kabinetin qeveritar, si pasojë e mos-arritjes së rezultateve në punë të ministrave të caktuar ose dyshimeve të publikut për përfshirje në afera korruptive. Sipas burimeve të Alsat, jozyrtarisht, përbërja e kabinetit të Zaevit së shpejti mund të ndryshojë, madje deri në fund të këtij muaji ose para vitit të ri. Nga qeveria shkurt thonë se kjo gjë nuk është diskutuar zyrtarisht në ekzekutiv.

Aktualisht, në kuadër të Qeverisë, nuk është diskutuar për ndryshime kadrovike apo shkarkime të ndonjërit prej anëtarëve të Qeverisë”- u shpreh Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë .

Megjithatë ekzekutivi nuk hedh poshtë mundësinë që funksionarë të caktuar së shpejti të duhet të mbajnë llogari për veprimet e tyre.

Nuk ka funksionar qeveritar, ministër, i cili nuk i plotëson detyrimet administrative si ministër. Pyetja për transparencën dhe llogaridhënien është legjitime veçanërisht rreth cilësisë së punëve të kryera. Kuptohet se qeveria si gjithmonë në të kaluarën ashtu edhe tani do të jetë edhe transparente, edhe do të japë llogari. Mes tjerash, vegla matëse është publike dhe e kanë të gjithë për të parë se si shpenzohen paratë e qytetarëve. Aspekti për të cilin pyesni mendoj se është politik dhe kuptohet se do të vijë dita kur edhe ai aspekt rreth angazhimit politik të ministrave do të jetë pjesë e ndonjë evoluimi të ardhshëm të cilin do ta bëjë kryeministri”- theksoi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Në listën e të përfolurve për largim të mundshëm nga posti ose përfshirje në dyshime për keqpërdorim të detyrës, siç mësojnë jozyrtarisht, janë tre zv.kryeministra dhe katër ministra. Ndër emrat e parë që mund të zëvendësohen, siç mëson Alsat janë:

Hazbi Lika, zv.kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Zv.kryeministri Hazbi Lika për më shumë se gjashtë muaj nuk paraqitet në vendin e punës dhe në asnjë aktivitet qeveritar. Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është sektori më i pakapshëm nga mediat për sqarime, qoftë për sistemimin e administratorëve shqiptar, jetësimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, statusin e ish ushtarëve të UÇK-së ose çështje të tjera që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.

Mos-pjesëmarrje në aktivitetet e Qeverisë
I pakapshëm për aktivitetet e Sekretariatit
Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Ministri me resor por më pak i dëgjuar për aktivitete në publik është ai i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu. Siç mëson jozyrtarisht Alsat M, për Fazliun janë adresuar kritika brenda partnerëve të koalicion për mos-përpilimin e strategjisë për reforma dhe zhvillim në pushtetin lokal. Gjatë mandatit të tij, Fazliu nuk ka realizuar asnjë konferencë për shtyp për të prezantuar strategji për përmirësimin e punës së sektorit të tij.

Asnjë plan reformues
Asnjë strategji për përmirësimin e punës së pushtetit lokal
Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

Muaj më parë, dështoi realizimi i projektit 85 milion eurosh për ndërtimin e 8.5 kilometrave të rrugës nga Struga deri në Trebenishtë. Kjo rrugë duhej të lidhej me autostradën në ndërtim e sipër Ohër – Kërçovë, por edhe me rrugën e shpejtë nga Ohri nëpërmjet Peshtanit në Shën Naum, që duhej të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica. Bekteshi u përfol si emër i mundshëm për zëvendësim që në riformatimin e parë të kabinetit të Zaevit.

Dështimi i rrugës Strugë – Trebenishtë, 85 milion euro
Dragan Tevdovski, ministër i Financave

Përplasjet e para të kabinetit qeveritar me ministrin e Financave Dragan Tevdovski që u manifestuan edhe publikisht ishin rreth rishikimit të mundshëm të buxhetit për vitin 2018. Për deri sa kryeministri Zaev thoshte se ka nevojë për rishikim, Tevdovski e shihte si të përkryer likuiditetin e arkës së shtetit. Opozita ka kërkuar përgjegjësi ligjore për Tevdovskin duke e akuzuar për punësime të jashtligjshme gjatë procesit zgjedhor për referendumin.

Përplasje për rishikimin e buxhetit
Megjithatë në kabinetin qeveritar ka funksionarë për të cilët opinioni disa herë ka ngritur pyetjen e shkarkimit të mundshëm të tyre, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës.

VIZIRT – Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane

Zv.kryeministri Bujar Osmani është i dyshuar i Prokurorisë Speciale për rastin “Pacienti” për ndarje të paligjshme të një tenderi për furnizime publike në vitin 2010 kur Osmani ka qenë ministër i Shëndetësisë në qeverinë e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Megjithatë vetë kryeministri Zaev, disa herë ka përsëritur qëndrimin se respekton presumimin e pafajësisë, madje mos-dekurajimin e Osmanit nga ky rast.

I dyshuar i Prokurorisë Speciale
Ndër më të përfolur dhe më të krituar nga opozita kanë qenë Angjushev dhe Filipçe.

Koço Angjushev, zv.kryeministër për çështje ekonomike

Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev ka qenë në qendër të kritikave për shkak se kompanitë ku është është bashkëpronar ose aksionar, vazhdimisht janë favorizuar për marrjen e tenderëve nga qeveria. Kompania Brako nga Velesi ku bashkë-pronar është zv.kryeministri Koço Angjushev ka fituar tender nga shteti prej pothuajse 37 mijë eurove. Më tej 160.000 euro nga Fondi për inovacione kanë pushuar në llogarinë e “Kast invest” kompani në të cilën zëvendës kryeministri Koço Angjushev është bashkëpronar. Kompania tjetër “Fero Invest”ku Angjushev po ashtu është bashkëpronar ka fituar tender nga kompania energjetike Elem, për furnizimin e shiritave të gomës për ”REK BITOLA”. Tenderin në fjalë ELEM-I më vonë e anuloi.

Dyshime për keqpërdorim të tenderëve
“Brako” – 37 mijë euro
“Kast invest” – 160 mijë euro
“Fero invest”
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

Përveç Angjushevit, të përfshirë në dyshime për skandale me tender ka qenë vazhdimisht edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai u akuzuar se bashkë me drejtoreshën e Klinikës së hematologjisë, Irina Panovska, i ka ndarë kompanisë së të atit të saj “Dr. Panovski” tender prej 3 milion eurosh. Më vonë Prokuroria Publike njoftoi për fillimin e hetimeve për mënyrën se si janë ndarë tenderët në Shëndetësi. Lënda kishte të bëjë me procedurën për shpallje publike për reagjentë dhe teste të gjakut në vlerë prej 35 milionë eurove dhe blerjen e ilaçeve për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, pa procedurë për tender në vlerë prej 24.6 milionë euro.

Dyshime për keqpërdorim të tenderëve
“Dr. Panovski” – 3 milion euro
35 milion euro
6 milion euro
Fatlume Dervishi

Baby Boo